Anija "Diciotti" ankorohet në Catania por 177emigrantëve u ndalohet zbritja në tokë

Anija "Diciotti" ankorohet në Catania por 177emigrantëve u

Anija e rojes bregdetare italiane "Diciotti" me 177 emigrantë të shpëtuar në bord bën një hap para.

Mjeti lundrues është ankoruar në portin e Catanias por klandestinëve do u duhet të presin.

Asnjë prej tyre nuk do të mund të ulet në tokë derisa Bashkimi Europian të dalë me një vendim për ndarjen e tyre mes shteteve të BE-së.

Një fakt i tillë u njoftua nga Ministri i Brendshëm Matteo Salvini.

Përreth skelës është oranizuar një rrjet sigurimi që mban nën vëzhdim anijen.

Për ditë me rradhë anija me 177 emigrantë në bord të cilët u shpëtuan me 16 gusht, mbeti e bllokuar në det mes Maltës dhe Lampedusës.

Malta ka refuzuar  pritjen e tyre nga ana tjetër Italia kërkon shpërndarje të refugjatëve.

EMISIONET