Angli, Ambasada e Shqipërisë pritje për 105 vjetorin e pavarësisë së vendit

Angli, Ambasada e Shqipërisë pritje për 105 vjetorin e

105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është përkujtuar dhe festuar në Mbretërinë e Bashkuar. Korrespondentja e Ora News në Londër, Dona Hasanaj njoftoi se në një pritje zyrtare, Ambasada e Shqipërisë në Angli ftoi bashkëkombasit tanë të kremtojnë këtë datë të rëndësishëm të vendit. Për ambasadorin Qirjako Qirko, Shqipëria sot është anatare e Natos dhe aspirante për në BE. Ambasadori vlerësoi përpjekjet integruese të vendit dhe e konsideroi Shqipërinë si faktor kryesor të sabililitetit në rajon.  

Qirjako Qirko: “Shqipëria e sotme është pikërisht kjo: Anëtare e NATO-s, kandidate për në Bashkimin Europian. Një faktor i rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti, madje do të thoja faktor përcaktues paqeje dhe stabiliteti në rajon. Pra, gjithçka që dikush mund të mendonte të parealizueshme 25 vite më parë”. 

Pavarësia e Shqipërisë festohet kudo ku ka shqiptarë. Në mbretërinë e Bashkuar, nën kujdesin e ambasadës sonë u zhvilluar pritje ceremoniale për ditën e pavarësisë me bashkëkohëmbasitë tanë por dhe të ftuarit e tjerë të nderit. E kur vjen fjala për historikun dhe të dhe ardhmen e vendit , Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandës së Veriut Qirjako Qirko tha se sfida aktuale e vendit është integrimi në BE.

Sigurisht, të njëjtat përpjkjet për antarësimin euroatlantik dhe atë evropian po bëhen edhe nga Kosova.

Qirjako Qirko: Kosova është një shtet i pavarur që është futur në rrugën e integrimit Euro-Atlantik. Shpresojmë që shpejt edhe ajo të jetë pjesë e familjes Euro-Atlantike”.

Në ceremoni u ekzekutua himni kombëtar dhe u përcollën urime për 105 vjetorin e pavarësisë.

EMISIONET