Dje, Zahara Jolie-Pitt festoi 14-vjetorin e lindjes dhe nëna e saj Angelina organizoi një festë të madhe. Ajo refuzoi që babai, Brad Pitt të marrë pjesë në festimet e vajzës së tyre më të madhe.

“Ende ka pakënaqësi nga ana e Angelinës kur bëhet fjalë për Brad. Kjo gjë e bën që të mos e konsiderojë pjesëmarrjen e tij në një festë për fëmijën”, tha një burim pranë aktores 43-vjeçare.

Çifti komunikon vetëm në seancat gjyqësore për kujdestarinë dhe divorcin, cështje e cila ka filluar që prej vitit 2017.

/Ora News.tv/