Angelina Jolie harron Brad Pitt, dashuria e re është Garrett Hedlund

Rrëfimi vjen nga sajti amerikan i thashethemeve online Radar Online, shkruan tgcom

Sipas Radar Online, Angelina Jolie ka një marrëdhënie me kolegun Garrett Hedlund. Të dy janë njohur në setin e filmit "Unbroken" në 2014-n, drejtuar nga vetë Jolie që asokohe ishte e impenjuar me ish bashkëshortin. "Shkëmbyen adresat e emailit, pastaj lanë një takim për darkë"-ka treguar një burim i portalit amerikan. Për ironi të fatit, aktori 33 vjeçar ka luajtur në filmin "Troja" në krah të Brad Pitt.

 Garrett Hedlund ka qenë i lidhur me  Kirsten Dunst nga 2011 në 2016. Është i njohur për rolin e tij si protagonist në filmin "On the road", marrë nga romani "Në rrugë" i  Jack Kerouac .

 "Garrett ka marrë në dorë situatën. Angelina është tërësisht e mrekulluar dhe po shijon vëmendjen e Garret"- ka thënë burimi duke shtuar se "edhe Jolie i pëlqen shumë aktorin sepse është si të ketë afër një Brad Pitt të ri në moshë..."


/Ora News.tv/