Kanë kaluar pothuajse dy vite që kur Angelina Jolie paraqiti këkresën për divorc ndaj Brad Pitt, po drama midis tyre vazhdon akoma.

Debati midis yjeve të Hollywood lidhet me mosmarrëveshjen e tyre mbi kujdestarinë e fëmijëve.

Sipas E! News, prindërit e famshëm janë në mosmarrëveshje për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Knox dhe Vivienne.

Për shkak të këtij konflikti divorci i tyre nuk është finalizuar dhe 'zvarritet' për muaj të tërë.

"Angelina dëshiron të xhirojë një film në Evropë për disa mua dhe kërkon që të marrë me vetë të gjashtë fëmijët e saj gjatë gjithë kohëzgjatjes së xhirimeve,"-tha një burim për E! News. "Brad është kundër këtij vendimi dhe po mundohet që të bëjë çdo gjë që kjo gjë të mos ndodhë. Ai do të xhirojë një film në Los Angeles gjatë verës dhe dëshiron që të shikojë fëmijët në orarin e  tij të kujdestarisë."

Burimi zbuloi më tej se Jolie është shumë e 'zemëruar' me situatën.

"Brad nuk dëshiron që fëmijët e tij të qëndrojë larg me muaj të tërë. Ai mendon se Los Angeles është shtëpia e tyre dhe vendi më i mirë për to."

Por sigurisht kjo nuk do të thotë se Angelina nuk mund të udhëtojë me fëmijët e saj.

Aktorja e 'Salt' mori Shiloh dhe Zahara në Jordani në janar për të vizituar një kamp refugjatësh. Ajo gjithashtu udhëtoi në Paris me fëmijët e saj në të njëjtin muaj.

Burimi tha se së fundmi ka udhëtuar edhe në Angli.

"Angelina ka qenë në Londër dhe është e lirë të udhëtojë me fëmijët në periudha të shkurtra kohore. Brad nuk është kundër kësaj. Por ajo nuk mund të largohet me fëmijët për disa muaj,"-raportoi burimi.

Kur Jolie paraqiti kërkesën për divorc në shtator të vitit 2016, ajo kërkoi kujdestarinë e vetme për fëmijët. Por Brad i kërkoi gjykatës që të kishin kujdestari të përbashkët.

Megjithatë në dhjetor u arrit një marrëveshje e përkohshme e cila përcaktoi se fëmijët do të qëndronin nën kujdestarinë e Jolie dhe se Pitt do ti takonte në mënyrë të rregullt.

/Ora News.tv/