Kancelarja gjermane Angela Merkel është filmuar duke iu dridhur duart për të tretën herë në një muaj.

Videot e publikuara në media tregojnë kancelaren duke iu dridhur duart gjatë një ceremonie në Berlin të mërkurën me kryeministrin e Finlandës.

Pas incidentit, Merkel tha se ishte shumë mirë dhe nuk kishte nevojë për t'u shqetësuar.

Një zëdhënës i qeverisë tha se do të vazhdonte takimet siç ishte planifikuar, raporton BBC.

Merkel është filmuar duke u dridhur edhe dy herë të tjera. Dy javë me parë e njëjta gjë i ndodhi përpara një udhëtimi në Japoni për samitin e G20. Ajo u tha gazetarëve në samit se ishte mirë.

Të mërkurën, kancelari kapi duart e saj në përpjekje për të kontrolluar dridhjen e tyre ndërsa qëndronte pranë Kryeministrit Antti Rinne.

Sipas Focus.de, dridhja preku tërë trupin e saj dhe zgjati më shumë se një minutë.

Ndërsa hera e parë që i ndodhi kjo gjë në publik ishte muajin e kaluar gjatë një ceremonie në Berlin për Presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky.

Zyra e kancelares në mënyrë të përsëritur ka hedhur poshtë shqetësimet rreth shëndetit të saj.

Merkel është tani në mandatin e saj të katërt si kancelar, rol që e mori në nëntor 2005.

Ajo ka thënë se do të largohet nga politika kur mandati i saj të përfundojë në vitin 2021.



/Ora News.tv/