Anëtarësimet në PS, Majko batuta: Atyre që ua jap unë kartën, zihen me Ramën dhe ikin

Anëtarësimet në PS, Majko batuta: Atyre që ua jap unë

Partia Socialiste nisi sot fushatën e anëtarësimeve të reja në Tiranë. Gjatë shpërndarjes së kartave, nuk kanë munguar as batutat midis kryeministrit Rama dhe ministrit Pandeli Majko. Ky i fundit tha me shaka se të gjithë atyre që u ka dhënë kartat e anëtarësisë, janë grindur me Ramën dhe kanë ikur nga Partia.

Rama: Duke qenë se sot hapet kjo fushatë e llogaridhënies dhe anëtarësimeve vendore në Tiranë, Pandi do t'i japë kartën e anëtarësisë një tiranase me pus dhe me carac.

Majko: Nuk para jam i mbarë me të thënë të drejtën se atyre që ua kam dhënë, janë zënë me ketë (tregon me gisht Ramën) dhe kanë ikur nga Partia. Siç e shikoni hedhim edhe presim batuta në distancë. Mos e merrni seriozisht atë që tha se është më i ri se sa unë. Ka qejf të jetë më i ri, por tek dëshira është. Kishim nja dy zv/ministra atje që thanë se kjo lindja e fëmijëve do të jetë me inspektorin tatimor tek dhoma e lindjes dhe mos na bëni gjëra të tilla se do të lindë e gjithë dynjaja. Sinqerisht, është një nga iniciativat më njerëzore. 

Rama: Se kush është më i ri ju mos u nisni nga ditëlindja, nisuni nga pamja. Për momentin jam unë më i ri. Por, do vijë dita që do jetë Pandi më i ri se unë, se Pandi ashtu ka qenë ashtu është dhe ashtu do mbetet. Unë ndryshe kam qenë, dhe do të përfundoj ndryshe.

EMISIONET