Doktori vret gruan e vajzën e vet, ishte lidhur me një studente

Doktori vret gruan e vajzën e vet, ishte lidhur me një studente

Një doktor anestezist akuzohet se ka vrarë gruan dhe vajzën e tij duke përdorur një top Yoga të cilin e kishte mbushur me monoksid karboni.

Mjeku i cili quhet Khaw Kim-sun është dërguar në gjykatë për akuzën e vrasjes së dyfishtë.

Ngjarja ka ndodhur në 2015 kur gruaja dhe vajza e tij 16 vjeç u gjetën në një mini Cooper.

Akti i ekspertizës zbuloi se vdekja e tyre kishte ardhur nga  gazi.

Policia gjeti dhe një top Yoga që ishte i shfryrë në bagazhin e makinës. Sipas hetimeve burri kishte vendosur topin plot me gaz në bagazh dhe kishte bërë mënyrën që të rridhte.

Doktori pretendon se është i pafajshëm por hetuesit thonë se 53 vjeçari nga Malajzia kishte lidhje me një studente dhe gruaja nuk kishte pranuar ti jepte divorcin.

Po sipas hetimeve burri nuk kishte dashur që të vriste vajzën e tij, pasi ditën e vdekjes i kishte kërkuar asaj të qëndronte në shtëpi dhe të përfundonte detyrat dhe të mos shkonte me të ëmën.

Ndërkohë ka dhe dëshmitarë që kanë parë mjekun anestezist që mbushte topin e Yogas me monoksid karboni.

Ai u kishte thënë kolegëve se do e përdorte për lepujt por më pas policie i kishte thënë se donte të vriste minjtë në shtëpi.

EMISIONET