Andre Silva fut në krizë Italinë, Turqia përmbys Suedinë në limite

Andre Silva fut në krizë Italinë, Turqia përmbys

Italia në një krizë totale. Kombëtarja "azurre" është mposhtur  1-0 në takimin e dytë të Ligës së Kombeve nga Portugalia. Goli i Andre Silva i dha 3 pikët  e para kampionëve në fuqi të Europës që pa Cristiano Ronaldon në skuadër dinë si të fitojnë.

Fitore drithëruese ka arritur Turqia, e cila mposhti në limitet e kohës së rregullt 3-2 Suedinë. Thelin dhe Claesson kaluan në avantazh vendasit, por dygolëshi i Akbaba dhe Calhanoglu i dhanë 3 pikëshin e parë në Ligën e Kombeve, duke iu bashkuar Rusisë në vendin e parë.

Fitore arriti dhe Mali i Zi i cili mposhti 2-0 Lituaninë, ndërsa takimet Serbi-Romani (2-2), Malta-Azerbajxhan dhe Andorra-Kazakistan u mbyllën në barazim 1-1.

EMISIONET