Matteo Politano do të jetë lojtari më i ri i Lazios, nëse Felipe Anderson transferohet tek West Ham. Braziliani është i lidhur në një kalim tek skuadra e "Çekiçëve" këtë merkato vere me një marrëveshje të mundshme për rreth 40 milion euro.

Një operacion që përveçse të ardhurave do të sillte një tjetër freski në ekip, me drejtorin sportiv të kryeqytetasve Igli Tare që do hidhet në sulm për zëvendësuesin. Sipas "Gazzetta dello Sport" një pjesë e këtyre parave do të përdoret për të marrë yllin e Sassuolo, Politano, që pas një sezoni fantastik po çmend dhe në tregun e futbollistëve.

Kartoni i Politano vlerësohet rreth 30 milionë euro nga drejtuesit e Sassuolos ndërkohë që për të arritur tek sulmuesi anësor, Lazio duhet të mposht dhe konkurencën e Interit dhe Romës.

/Ora News.tv/