Tek Vllaznia nuk ka më hapësira për të gabuar, pasi rënia nga Superliga do të jetë e pashmangshme.

Për shkak të situatës aspak të mirë që po kalon skuadra, për më shumë se 2 orë në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” u zhvillua analiza me dyer të mbyllura, që në fokus kishte ndeshjen e fundit me Luftëtarin, por edhe atë me Teutën.

Ish-sportistë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, kryebashkiakja e Shkodrës në cilësinë e presidentes së ekipit, pjesëtarë të stafit drejtues e atij teknik dhe sigurisht lojtarët, morën pjesë në takimin ku pati përveç analizës, edhe kritika e premtime për kthesë që në ndeshjen e ardhshme.

Presidentja Ademi ka kërkuar të dijë nga lojtarët se ku qëndron problemi i luhatjeve dhe si mund të gjenden zgjidhjet më të mira për të mos rrezikuar kampionatin.

Por në dalje ajo ju shmang mediave dhe sëbashku me teknikun Gjoka, u larguan nga dyert e pasme të stadiumit. Detyrën për të folur ja ngarkuan administratorit Astrit Gjyrezi.

"Ishte një analizë e takimit që u zhvilluar me ekipin e Luftëtarit por edhe nga humbja me Teutën. Gjithsesi pjesëmarrja që ishte përcaktuar në këtë takim ishte organizuar në mënyrë të atillë që vjen si një mbështetje për ekipin, një ngarkesë e domosdoshme dhe nga ana e tyre për përgjigjesitë që do të marrin në këto ndeshje të mbetura."

Gjyrezi bëri me dije se penalizime për lojtarët nuk do të ketë, ndërsa rikonfirmoj vazhdimin e bashkëpunimit me Gjokën, duke shprehur besimin se Vllaznia do të gjejë kthesën.

"Tekniku Gjoka ka mbështetjen e plotë nga klubi. Rëndësi ka që të dalim nga kjo situatë dhe të marrim pikë. Qëllimi jonë nuk është penalizimi por ngritja morale e ekipit, rritja e lojës dhe e rëndësishme është marrja e rezultateve pozitive. Pavarësisht që kemi përgatitur një ekip që  në fillimet e kampionatit të ishin diku më përpara, por futbolli është sport është garë. Ka të papriturat dhe momentet e veta, të padëshirueshme për secilin prej nesh, si tek lojtarët ashtu dhe tek drejtuesit. Kryesorja është që të shikopjmë përpara, nuk është momenti që të flasim për këto, por të vendosim detyra dhe të shpëtojmë sa më shpejt."

Për lojtarët kuqeblu ka bërë jo pak habi mënyra se si klubi e kishte konceptuar këtë analizë, duke u ndjerë aspak komod nga mediat, edhe pse ato nuk qëndruan gjatë analizës. Me kritik me lojtarë të caktuar mësohet se kanë qënë ish futbollistët e Vllaznisë, që nuk kanë hezituar tu rikthejnë në vemendje gabimet përmes skemave të lojës.

/Ora News.tv/