Analiza/ “Jashtëtokësori” Messi, ja sekreti i tij

Analiza/ “Jashtëtokësori” Messi, ja sekreti i tij

Lionel Messi po kalon një nga sezonet e tij më të mira në Barcelona. Pas trofeve të shumtë gjatë gjithë karrierës, “pleshti” nuk ka ndërmend të ndalet.

Fantazisti po udhëheq ekipin e tij drejt triumfit të trefishtë këtë sezon.

Messi festoi titullin e 10 kampion në Spanjë, por të parin si kapiten. Duket se shiriti i ka dhënë një stimul më shumë lojtarit, ku ka shënuar 34 gola dhe ka dhënë 12 asiste në La Liga. Në Champions League ka shënuar 10 gola dhe Barcelona është në gjysmëfinale. Gjithashtu katalanasit janë finalistë në Kupën e Mbretit.

Po cili është sekreti?

Sipas njërit prej shokëve të ekipit, forma e Messit qëndron tek gjendja e tij emocionale dhe jeta jashtë fushës së blertë.

“Përkushtimi i tij ndaj ekipit është për tu admiruar. E vetmja herë që e kam parë të mërzitur ishte kur ai mendonte se nuk dha më të mirën në fushë”.

Analiza vazhdon më tej, ku citon momentin ku Messi takoi fëmijët e tij në fund të takimit me Levanten.  Për një futbollist 32 vjeçar nuk mjafton vetëm gjendja fizike, por edhe mendore.

Messi është gati dhe objektivi është i qartë. Të ngjitet në majë të botës.

EMISIONET