Analiza e Prokurorisë së Tiranës, Marku: Hetime pa cilësi!

Analiza e Prokurorisë së Tiranës, Marku: Hetime pa cilësi!

Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku në analizën e Prokurorisë së Tiranës është ndalur tel cilësia e hetimeve, që sipas saj janë sporadike, të paorganizuara dhe me mungesë vizioni.

Marku ka deklaruar se Prokurorët duhet të fokusohen tek hetimet që lidhen me korrupsionin, abuzimi me pushtetin nga funksionarë publik dhe në luftën kundër drogës.

Arta Marku: Në dimensionin cilësor rezultojnë dukshëm, hetime pa cilësi, sporadike të pa organizuara dhe me mungesë vizioni për t'u fokusuara në prioritetet që ka patur dhe ka prokurroia në luftën kundër krimit.

-Prokurorët me kurajo dhe guxim duhet të fokusohen tek hetimi i çështjeve me karakter sensitiv dhe impakt në publik, si korrupsioni në të gjitha fushat dhe nivelet e çfardo lloji, abuzimi me pushtetin nga nëpunesit publik, lufta kundër droges dhe grupeve kriminale që organizojnë dhe financojnë kultivimin, shpërndarjen e drogave në qytetin e Tiranës.

-Identifikim dhe hetim të personave me rekorde kriminale, me pasuri e stil jetese që nuk reflektojnë të ardhurat e tyre të ligjshme, kanë qellim krijimin e kushteve për të regjistruar çështje penale për "Pastrim të produkteve kriminale” dhe ndëshkimin e subjekteve aktive por dhe sekuestrim dhe konsfiskim të asteve të vëna me burime kriminale.

-Rritje të bashkëpunimit me shërbimet e policise gjyqësore për të analizuar çështjet e vjetra të pezulluara, kjo me qëllim rifillimin e tyre dhe ndëshkimin e autorëve, si një fillim i mirë për të rritur besimin e publikut tek agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organet e drejtësisë.

-Nxitjen e prokurorëve për të filluar hetime kryesisht, duke shfrytëzuar çdo informacion që mund të merret, nëpërmjet mediave apo burimeve të ndryshme informative.

-Pavaresia e prokurorit ashtu siç dhe jam shprehur edhe në takime të tjera me prokurorët është një prerogativë kushtetuse dhe ligjore që duhet të ushtruar me përgjegjësinë me të  madhe nga çdo prokuror i çdo niveli qoftë. Është një prerogativ që ju shumfishon obligimin për  t’u thelluar në ushtrimin e përgjegjësive Tuaja në ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimin e akuzës".

EMISIONET