Amerikë, biznesmeni dhuron jeleke antiplumb për nxënësit e gjimnazeve

Amerikë, biznesmeni dhuron jeleke antiplumb për nxënësit e

Pas sulmeve, gjithnjë e më të shpeshta, me armë zjarri në shkollat amerikane, presidenti Donald Trump ka propozuar të armatosë personelin e shkollës dhe të rrisë minimumin e moshës, aktualisht 21 vjeç, për mbajtjen e disa llojeve të armëve.

E gjitha kjo nuk është dukur e mjaftueshme për një sipërmarrës të vogël në Chadds Ford, pak kilometra nga Filadelfia, i cili ka vendosur të bëjë një dhuratë të pazakontë, jo vetëm për të bijën, por për të gjithë shokët e shoqet e saj në vit të fundit të gjimnazit: jelekë antiplumb.

Në çantën e shkollës, ditën e parë të gjimnazit,, krahas librave dhe qeskës së ushqimit, adoleshentët mund të fusin një mbrojtës të quajtur 'kids friendly' nga ndërmarrja prodhuese.

Dhurata e papritur u shpërnda gjatë ceremonisë së diplomimit dhe prezantuar nga vetë kreu i shoqërisë, sipas së cilit "është e trishtueshme që kohët kanë kërkuar krijimin e një produkti të tillë, por ne nuk mund të bënim gjë tjetër, veçse t'i përgjigjeshim kërkesës."

Një zgjedhje e përkufizuar 'e trishtë' por e nevojshme nga një nxënëse që ka thënë në tv se ndihet më e sigurtë tani.

Drejtori i shkollës e mbështet duke thënë: "Nuk duam të trembim nxënësit, por duam të evitojmë që shkolla jonë të jetë një nga ato ku ndodh ndonjë sulm me armë zjarri".

Qëe nga fillimi i vitit, janë verifikuar tashmë 30 sulme me armë në institute të ndryshme shkollore të Amerikës.

Pas sulmit në ditën e Shën Valentinit, në të cilin një nxënës 19 vjeçar vrau me pushkë 17 vetë në Florida, në gjimnazin Parkland, ndjenja e frikës mes prindërve e nxënësve është rritur ndjeshëm.

57% e adoleshentëve amerikanë dhe 63% e prindërve, sipas një sondazhi të Pew Institute, janë të shqetësuar nga sulmet me armë në shkolla.

Shumë prej tyre kanë hequr fare fëmijët nga gjimnazet, duke zgjedhur studimet në shtëpi.

Ndërsa firma e prodhimit të jelekëve antiplumb “Bullet Blocker” ka bërë të ditur se pas sulmit me armë në Florida, ka regjistruar një rritje të kërkesave me 300%.

EMISIONET