Amerika do të prodhojë energji nga xhamat e dritareve dhe makinave

Amerika do të prodhojë energji nga xhamat e dritareve dhe makinave

Panelet diellore transparente së shpejti mund të përdoren edhe si dritare në makina apo shtëpi, të cilat njëkohësisht do shërbejnë edhe si gjenerim i energjisë elektrike, ka treguar një hulumtim i ri.

Materiali i përdorur për panelet transparente është projektuar për të kapur vetëm dritën ultravjollcë dhe infra të kuqe.

Sipas shkencëtarëve, teknologjia e qelizave diellore së shpejti mund të prekë potencialin masiv të energjisë të dritareve dhe objekteve të tjera transparente.

"Qelizat diellore shumë transparente përfaqësojnë valën e së ardhmes për aplikimet e reja diellore", tha Richard Lunt, profesor i Inxhinierisë Kimike dhe Shkencave të Materialeve në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.

"Ne analizuam potencialin e tyre dhe treguam se duke mbledhur vetëm dritën e padukshme, këto pajisje mund të ofrojnë një potencial të ngjashëm të prodhimit të energjisë diellore në tavë, duke ofruar funksionalitete shtesë për të rritur efikasitetin e ndërtesave, automobilave dhe elektronikës të lëvizshme".

 “Versione komerciale të paneleve të reja diellore të teknologjisë së lartë duhet të jenë në treg në "vitet e ardhshme", tha profesor Lunt për Neësëeek.

Rreth pesë miliardë deri në shtatë miliardë metra katrorë sipërfaqe xhami në Shtetet e Bashkuara mund të përdoren për të përmbushur 40 përqind të kërkesës energjetike të vendit, sipas autorëve të raportit - duke u rritur deri në gati 100 përqind, nëse kapaciteti i magazinimit të energjisë është përmirësuar.

Në vitin 2016, dielli solli 1.4 për qind të prodhimit të energjisë elektrike amerikane, nga vetëm 0.1 për qind në vitin 2010, citon independent.

Ndërkohë, kostoja për të instaluar panelet diellore tradicionale në SHBA ka rënë me më shumë se 70 për qind që nga viti 2010.

/Oranews.tv/ 

EMISIONET