Ambasadorja Schütz: Situata ekonomike në Shqipëri është përkeqësuar

Ambasadorja Schütz: Situata ekonomike në Shqipëri është

Kriza politike, korrupsioni dhe siguria ligjore janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës ekonomike në vend. Gjatë prezantimit të anketimit mbi ecurinë ekonomike për vitin 2019 ambasadorja gjermane u shpreh se në krahasim me 2018 ekonomia paraqitet më keq.

Bizneset gjermane e vlerësojnë në përkeqësim situatën ekonomike në Shqipëri gjatë vitit 2019. Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, gjatë prezantimit të anketimit, theksoi se 51% e bizneseve janë pesimistë për ecurinë e ekonomisë  gjatë këtij viti dhe kjo lidhet me emigrimin e lartë të punonjësve të kualifikuar.

Susanne Schütz: "Në tërësi, për fat të keq këtë vit konstatojmë një përkeqësim të situatës ekonomike. Pak më shumë se 50 % e bizneseve e vlerësojnë me keq situatën ekonomike në Shqipëri, ndërkohë që vitin e shkuar ishin 39%. Pritshmëritë ekonomike të sipërmarrjeve janë trazuar dukshëm, nga 36 % vitin e shkuar në 13 për qind këtë vit. Ne jemi përqendruar te fenomeni i emigrimit që është një vështirësi e shtuar për bizneset. Nëse punonjësit e kualifikuar emigrojnë kjo nuk është vetëm një perceptim pasi kjo ndikon ndjeshëm në ekonomi."

Drejtori i Dhomës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë e lidh këtë perceptim me krizën politike si dhe me sigurinë ligjore dhe korrupsionin

Bledar Mankollari: "Bizneset përceptojnë një rënie të madhe në stabilitetin politik e sociale dhe marrin një notë shumë negative. Ndryshimi më i madh është midis 2018 dhe 2019."

Ndërsa zv/ministrja Belinda Ikonomi  u shpreh se janë marrë masa për të luftuar burokracitë dhe korrupsionin

Belinda Ikonomi: "Është padyshim shumë e nevojshme vazhdimi i reformave rregullatore dhe mirëqeverisja në çdo sektor."

Sipas bizneseve gjermane edhe ecuria e investimeve kapitale ka mbetur e pandryshueshme.


Faktorët e vlerësuar më negativisht:

1. Siguria ligjore

2. Administrata Publike

3. Parashikueshmëria e politikave ekonomike

4. Transparenca e tenderave publike

5. Lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit

6. Kriza politike


Situata ekonomike aktuale sipas anketës:

51% Keq

36% Kënaqshëm

13% Mirë

EMISIONET