Ambasadorja greke: Perceptimet false të varrosen një herë e mirë

Ambasadorja greke: Perceptimet false të varrosen një herë e

Kur ende nuk ka një konfirmim për vizitën e kryeministrit grek në Shqipëri dhe në prag të nisjes së negociatave për marrëveshjen  e detit ambasadorja greke në Tiranë bën apel për të varrosur një herë e mirë paragjykimet e pabaza mes dy vendeve.

Eleni Sourani: Mos implementimi i marrëveshjeve bilaterale mes dy vendeve ka lënë një shije të hidhur nga ana greke. Perceptimet false, stereotipet jo të sakta dhe paragjykimet e pabaza duhet të varrosen një herë e mirë.

Deklarata ambasadores greke u bë gjatë një tryeze me temë "Rishqyrtimi i marrëdhënieve Shqipëri-Greqi" për të cilën kryetarja e komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli tha se janë në progres pavarësisht se nuk kemi rezultatet e pritshme.

Mimi Kodheli: Ende mes dy vendeve nuk janë arritur rezultatet e pritshme, por është në progres në atë që është quajtur politika e hapave të mirë të fqinjësisë. Negociatat janë në vijim mes dy qeverive për ato cështje që na ndajnë.

Pas dhënies së autorizimit nga Presidenti Meta grupi negociator pritet të nisë raundin e parë të diskutimeve teknike të kufirit detar me palën greke.         

EMISIONET