Ambasadori Lu: Debati për LGBTI u nxit nga Manjani, Pampuri dhe Shehu
Pas debatit të shkaktuar në shkolla, të drejtat e LGBTI tashmë ndezën edhe diskutimin në politikë. Në Kuvend ku u organizuar konferenca, Ambasadori Donald Lu kritikoi qëndrimet e Manjanit, deputetes Pampuri dhe Tritan Shehu për LGBTI. Menjëherë pati reagime ndërsa Vasilika Hysi tha se deputetët kanë frikë nga komuniteti por nuk patën turp kur u ulën me kriminelë në Kuvend.
Publikisht ka folur në emra të përveçëm kur bëhej fjalë për krimin, kriminelët dhe refomën në drejtësi, të njëjtën gjë preferoi të bënte edhe kur iu referua të drejtave të komunitetit LGBTI.
Ambasadori amerikan Donald Lu, në një tyezë diplomatësh dhe deputetësh krijoi qëndrimin e ish-Ministit Ylli Manjani, deputetes Orjola Pampuri dhe Tritan Shehu për opinionet e tyre kundër prezencës së komunitetit LGBTI në shkolla.
Donald Lu: Përgëzojmë politikanët që janë sot në këtë aktivitet. Ju keni kurajo të vërtetë politike. Kemi ndjekur debatin e nxitur nga komentet e bëra nga Ylli Manjani, Orjola Pampuri dhe Tritan Shehu. Shpresoj që drejtuesit politikë të kuptojnë se fjalët e tyre përfaqësojnë jo vetëm bindjet e tyre partiake por dhe të njerëzve të zgjedhur për t'i përfaqësuar. Shpresoj që edhe politikanët të jenë tolerantë.
Ndau eksperiencën e majit të 2016, ku ishte pjesë e aktivitetit të pedalimit me aktivitëstët e këtij komunitetit për të treguar se elementët dhe sjelljet homofobë janë prezentë.
Donald Lu: Është e vërtetë se kam parë përparim gjatë tre viteve të mia në Tiranë, por kam parë dhe diskriminimin dhe homofobi të vazhdueshme. Kam parë fare pak politikanë të gatshëm të marrin pjesë në aktivitete, të mbështesin këtë komunitet siç është marshimi i krenarisë apo mbrëmja gala për indeksin LGBTIQ. Vetëm pak prej tyre kishin kurajo. Mund të përmend Igli Totozani, Vasilika Hysi, Elona Gjebrea dhe Olta Xhaçka.
Menjëherë pas deklaratës së ambasadorit reagoi Manjani dhe Tritan Shehu.
Manjani: Në vijim të mos shfokusimit, një përgjigje për Ambasadorin Amerikan që ka më shumë përparsi LGBT: Edhe unë zoti Lu, po ndjek me vemendje debatin në Amerikë për përfshirjen Tuaj në dorëzimin e Sistemit të Drejtësisë së Shqipërisë në duart e Qeverisë!Kjo është më e rëndësishme!
Shehu: Kam te drejten time te shpreh edhe bindjet e principet e mia personale per te tilla ceshtje, kuptohet brenda ligjeve te vendit tim.Sic une i respektoj bindjet e te tjereve, kerkoj nga kushdo te respektoje edhe te mijat, kjo eshte demokracia; sot jam shokuar.
Nën/kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cilësoi të patolerueshme sjelljen e e disa deputetëve në raport me komunitetin e LGBTI.
Hysi: Në këtë Kuvend krah për krah me ne kanë qenë të ulur kolegë pa integritet, të përfshirë ose të dyshuar për lidhje me botën e krimit ose të koprruptuar. Mes nesh ka pasur deputetë, kolegë dhe kolege që nuk e meritonin të ishin në Kuvend dhe janë pranuar dhe nuk na ka ardhur turp që i kemi pasur një pjesë. Ndërsa kur flasim për çështjet e LGBTI ka kolegë që i zë tmerri dhe nuk e pranojnë diskutimin e kësaj çështje. Sa herë që ka çështje që lidhen me këtë komunitet ka një hezitim, ka frikë, kanë frikë mos humbasin mbështetësit e tyre në zonat elektorale, disa nuk kanë informacionin e duhur. Unë i kuptoj por nuk i mirëkuptoj.
Ministrja Nikolla u shpreh për herë të parë për orët e hapura të LGBT në shkolla. Pasi inkurajoi komunitetin në punën e bërë për të ndërgjërgjegjësuar mësuesit dhe nxnënësit, ndau dhe vetë një eksperiencë jo të mirë.
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin dhe shefi i zyrës së Këshillit të Europës Claus Neukirch u shprehën se anëtarësimi në BE është një zgjedhje vlerash, respektimi i të drejtave themelore të njeriut, tolerancës, respektimit të diversitetit janë të panegociueshme.
