Presidenti Ilir Meta ka pranuar sot (19 shtator) Letrat Kredenciale nga Ambasadori i ri i Katarit në vendin Shqipëri, Ali bin Hamad Al-Marri.

Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, Meta shprehu mirënjohjen ndaj Katarit për ndihmën financiare dhe mbështetjen e projekteve të shumta zhvillimore që kanë bërë në Shqipëri,

Presidenti shprehu besimin se Ambasadori i ri Al-Marri do t’i japë një shtytje të re bashkëpunimit ekonomik dhe do të nxisë investimet e kompanive të Katarit në Shqipëri.

Ilir Meta: "Interesi për bashkëpunim në fushën e transportit ajror, do t’i jepte një nxitje të mëtejshme këtyre investimeve, por edhe shkëmbimeve turistike e do të rriste kontaktet e drejtpërdrejta midis dy vendeve."

/Ora News.tv/