Avionë të Guardi di Finanza do të zhvillojë kontrolle ajrore deri më 31 tetor të këtij viti. Zyra e BE-së në Tiranë thotë se avionë do të zhvillojë edhe 43 orë kontrolle mbi hapësirën ajrore.

Sot, ambasadori i ri i BE-së Soreca fluturoi me Guardia di Finanza mbi Shqipërinë Veriore, duke theksuar se "Fushata e mbikëqyrjes ajrore është një pjesë kritike e mbështetjes sonë evropiane për luftën kundër kanabisit në Shqipëri. Ajo e ka forcuar shumë kapacitetin e autoriteteve kombëtare për hetimin e kultivimit të kanabisit. Ajo i siguron gjithashtu BE-së një pamje të qartë të situatës së kultivimit të kanabisit në natyrë, në vend".

Rezultatet e fushatës së mbikëqyrjes ajrore 2018 do të bëhen publike në fund të nëntorit.

Operacioni financohet nga Bashkimi Evropian dhe shteti italian, ndërsa ka kryer edhe 42 orë fluturime gjatë muajve prill dhe maj.

 


/Ora News.tv/