Ambasadori i Norvegjisë: Potenciali për HEC në Shqipëri nuk ështe shfrytëzuar ende sa mundet

Ambasadori i Norvegjisë: Potenciali për HEC në Shqipëri nuk

 Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë nxit investimet në sektorin e energjisë. Në fjalën e tij në tryezën e rrumbullakët temë: "Energjia dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm Ekonomik- Roli i Diplomacisë Ekonomike" organizuar nga Shoqata "Konsujt e Nderit ne Shqiperi" ambasadori Per Strand Sjaastad nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për integrim më të mirë në tregun e energjisë por se e gjitha varet nga klima e biznesit.

Fjala e plote e ambasadorit te Mbreterise se Norvegjise

Sektori i energjisë gjeneron shumë vlera për shoqërinë. Vlera e prodhimit të  energjisë varet nga inovacioni, dijet, informacioni dhe jo më pak nga krijimi i një tregu të mirëorganizuar.

Norvegjia ështe një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë. Norvegjia është një nga prodhuesit më të mirë të naftës në botë, rreth 185 mijë vetë janë të përfshirë direkt ose indirekt në sektorin e naftës, që do të thotë 7% e të gjithë forcës së punës në Norvegji. Si një prodhuese e madhe e energjisë Norvegjia ka interesa në këtë fushë dhe zotëron aftësi të madhe që e bën partnere të rëndësishme me shumë vende duke përfshirë edhe Shqipërinë. Norvegjia ka edhe një sektor të madh të energjisë së rinovueshme. Rreth 70% e energjisë është e rinovueshme dhe pothuajse 100% e konsumit të energjisë është i rinovueshëm.

Norvegjia ka potencialin më të madh në Europë për hidrocentrale ndërsa Shqipëria vjen e dyta nga radha për potencialin e saj për HEC. Ne planifikojmë zgjerime të mëdha të linjave të mëdha të transmetimit nga Norvegjia në Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar përveç linjave që i kemi tashmë.

Vendosja e shkëmbimeve energjike fillon nga më shumë se 40 vjet përpara dhe ishte fillimi i zhvillimeve. Strategjia më e fundit quhet "Energjia 2021 në Norvegji" dhe qëllimi i saj është të lehtësojë rrjetet midis prodhuesve, operatorëve të tregut dhe  institucioneve kërkimore në fushën e energjisë. Fokusi qendron në energjinë diellore, në efiçencën dhe ruajtjen e energjisë. Tregu është shumë dinamik dhe ka nevojë për ndryshime dhe reforma të vazhdueshme. Bota do vazhdojë të kërkojë energji të gjelbër, energji të pastër.

 Ky është fakt. Sistemi ynë nordik duhet të jetë i lidhur ngushtë edhe me tregje më të gjera europiane. Nevoja për tregje të energjisë ekziston në Shqipëri dhe Ballkan. Ka defiçite të mëdha në këtë rajon. Norvegjia ka qenë një partnere kryesore në procesin e krijimit të shkëmbimeve shqiptare për energji. Një proces që do të vazhdojë edhe këtë vit. Ekonomia po rritet rreth 4% çdo vit.

Ekonomitë në rritje kanë nevojë për shumë energji. Ka nevojë për investime në Shqipëri në sektorin energjik duke përfshirë ndërtimin dhe shfrytëzimin e burimeve të reja, linjave të transmetimit, përmirësimin në rrjetin e shpërndarjes. Ka nevojë gjithashtu edhe për një integrim më të mirë të Shqipërisë në tregun rajonal të energjisë. Jam i lumtur që kompania Stat Kraft ka zgjedhur të investojë në Shqipëri duke ndërtuar hidrocentrale të mëdha ne luginën e Devollit. Shpresoj se do të ketë më shumë investime norvegjeze në vitet në vazhdim në Shqipëri.

Linjat e reja të transmetimit me Malin e Zi  dhe Kosovën kjo e fundit ende jo operacionale si dhe planet me Maqedoninë janë hapa që duhen mirëpritur. Duhet të ketë potencial për energjinë e erës dhe biomasat, ashtu si dhe prodhim të petroliumit në Shqipëri. 

Potenciali për hidrocentrale në Shqipëri nuk ështe shfrytëzuar ende sa mundet. Besoj dhe në përputhje me strategjitë shqiptare që energjia do luajë një pjesë të rëndësishme në zhvillimin e Shqipërisë. Ka luajtur një rol të rëndëishëm  në zhvillimin e Norvegjisë dhe jam i bindur që do të luajë të njëjtin rol dhe në Shqipëri.

E rëndësishme të mos harrojmë se mundesitë për investime varen edhe nga klima e biznesit dhe të gjitha përpjekjet e bëra nga qeveritë shqiptare sa i përket shtetit të së drejtës, transparencës, do të ndikojnë dhe do të përmirësojnë patjetër klimën e biznesit dhe do të rezultojnë nje e ardhme premtuese për Shqipërinë.

Më lejoni të theksoj rëndësinë e të menduarit në mënyrë strategjike, afatgjatë. Gjatë reformimit, mund të ketë disa "gropa në rrugë", mund të ketë njerëz të gëzuar, njerëz që mendojnë se po humbasin diçka, dhe fokusohen në probleme afatshkurtra. Kështu ka qenë në Norvegji, kështu mund të ndodhë dhe në Shqipëri.

Por nuk ka rrugë tjetër reforma do të sjellë tregje me eficente, do të rrisë aksesueshmërinë në burimet e energjisë, do të japë stimuj për investime të tjera dhe Norvegjia do të mbetet një partnere konstruktive e Shqipërisë në këtë proces.


EMISIONET