Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk ka korrigjim të kufijve, as datë të saktë për viza

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë: Nuk ka korrigjim të

Ambasadori gjerman, Christain Heldt, në Kosovë ka përforcuar qëndrimin e kancelares Angela Merkel për ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës. Heldt tha se Ballkani ka parë shumë situata për sa i përket kufijve shekullin e kaluar dhe këto kohëra kanë kaluar një herë e përgjithmonë. Nga ana tjetër, Ambasadori gjerman tha se nuk ka ende një datë të saktë se kur të ndodhë liberalizimi i vizave i Kosovës me vendet e zonës Shengen.

Qëndrimi i kancelares gjermane, Angela Merkel, ishte i qartë dhe Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, e përforcoi atë duke thënë prerë se kohërat e korrigjimit të kufijve kanë kaluar njëherë e përgjithmonë.

Heldt u shpreh se në vend të këtyre temave, është më mirë fokusi tek përmirësimi i jetës së qytetarëve.

Christian Heldt: Mendoj se ky kontinent ka parë mjaft sa i përket kufijve në shekujt e kaluar. Pra, le të përpiqemi të përmirësojmë jetën e qytetarëve, të cilit do komunitet që i përkasin në vendet përkatëse dhe mos të përpiqemi të zgjidhim ndryshimet kufitare. Unë mendoj se këto kohë kanë kaluar njëherë e përgjithmonë

Nga ana tjetër, Kosova pret nga Bashkimi Europian liberalizimin e vizave për zonën Shengen, një pritje që Ambasadori gjerman nuk ia di fundin duke mos patur një datë të saktë.

Christian Heldt: Unë jam jashtëzakonisht hezitues për të folur për datat e sakta për proceset që unë nuk mund t'i kontrolloj, kështu që unë do të thosha se po, unë absolutisht shpresoj se sa më shpejt, aq më mirë.

Këto deklarata, Ambasadori gjerman i bëri pas nënshkrimit të një marrëveshje me Ministrinë e Financave kosovare për krijimin e vendeve të reja të punës në bujqësi, në vlerë prej 6.5 milionë euro.

EMISIONET