Ambasadori amerikan: Akuzat ndaj Tahirit serioze, nëse provohen ndjekje të shpejtë penale

Ambasadori amerikan: Akuzat ndaj Tahirit serioze, nëse provohen ndjekje

Ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar se akuzat ndaj ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri janë serioze dhe meritojnë hetim terësor. 

Në një intervistë për "Mapo", Lu thotë se nëse ato provohen duhet të ketë ndjekje të shpejtë penale.

Madje diplomati amerikan ka konfirmuar se një ndër porositë për kryeprokuroren e përgjithshme të përkohshme gjatë takimit që ka pasur me të ka qenë pikërisht kjo çështje.

Lu: Akuzat specifike kundër Saimir Tahirit janë shumë serioze dhe meritojnë një hetim tërësor dhe, nëse provohen, ndjekje penale të shpejtë. Kemi nxitur Prokuroren e Përgjithshme të përkohshme dhe kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që ta çojnë këtë çështje përpara pa anshmëri politike apo si përgjigje të presionit politik.

EMISIONET