Ambasadorët Lu dhe Vlahutin pritje lamtumire, mungon PD

Pak ditë para largimit nga Shqipëria, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu dhe Ambasadorja e delegacionit evropian në Shqipëri Romana Vlahutin kanë organizuar një pritje të posaçme në rezidencën e BE në Tiranë.

Në ceremoni kanë marrë pjesë kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Ambasadorë të akredituar në Tiranë, Ministra, deputetë të PS dhe drejtues të medias e përfaqësues të shoqërisë civile.

Në pritje u vu re mungesa e deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët janë shprehur se ishin të angazhuar në seancën parlamentare ku diskutohej ligji për Teatrin e ri Kombëtar.

Megjithatë është vënë re prezenca e Majlinda Bregut dhe Besnik Mustafajt.

Në fjalën e tij, ambasadori Lu e ka konsideruar Shqipërinë si një thesar të madh të cilit do t'ia ndiejë mungesën.

Ndërkaq ambasadorja Romana Vlahutin e ka vënë theksin te reforma në drejtësi dhe duke e konsideruar tepër thelbësore për Shqipërinë ajo ka falenderuar të gjithë ata që punuan për të.

EMISIONET