Ambasada Pink thirrje publike për legalizimin e martesave gay

Ambasada Pink thirrje publike për legalizimin e martesave gay

Ambasada Pink përmes një thirrje publike kërkon legalizimin e martesës dhe të bashkëjetës mes personave të të njëjtës gjini. Për ndryshimet që kërkon në kodin e familjes, Altin Hazizaj thotë se po punohet me ekspertë të fushës.

Një thirrje publike për të  lejuar zyrtarisht martesat pëmes personave të njëjtës gjini, dhe një dokument që po përgatitet me ekspertë të së drejtës familjare, komuniteti LGBT kërkon të drejtat e tij.

Në Kushtetutë, neni 53 thotë se kushdo ka të drejtë të martohet dhe të ketë familje pa specifikuar nëse partnerët duhet të jenë të gjinisë mashkull dhe femer, ndërsa ndryshimi që kërkon Ambasada Pink të bëj është ai i kodit të familjes.

Altin Haizaj: Kjo shkelje e kushtetutës pa diskutim ka nevojë të rregullohet. Propozimi ligjor është që të hiqet neni përkatës në kodin e familjes i cili e përcakton martesën mes një burri dhe një gruaje. Ajo që ne propozojmë është që ky përkufizim të kthehet në bashkimin e dy personave. Ka një diskutim sa i përket çështjes së birësimit.

Altin Haizaj thotë se martesa është një e drejtë e individëeve dhe zgjedhja e partnerëve është personale.

Altin Haizaj: Vërtet ka ikur koha kur shteti rregullonte marrëdhëniet mes individëve, apo ai momenti kur lagjia martonte njerëzit se kishin mbetur pa martuar.

Dhe një përgjigje për skeptikët.

Altin Haizaj: Diskutimi gjithmonë brenda prizmit jo të urrejtjes, jo të paragjykimeve, jo të injorancës, por brenda fushës së të drejtave të njeriut.

Sipas Hazizajt, sot në Europë 26 shtete njohin barazinë në martesë dhe bashkëjetesë, 14 shtete njohin martesën civile me seks të njëjtë dhe 12 të tjera njohin bashkëjetesën.

EMISIONET