Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka refuzuar përfundimisht vizën peshëngritësit shqiptar Daniel Godelli.

Godelli kishte aplikuar për t’u pajisur me vizë, po Ambasada Amerikane ia ka refuzuar diçka të tillë, duke i bërë të qartë sportistit se në rast të dhënies së vizës, ky institucion nuk i jep garanci peshëngritësit për kthimin në Shqipëri.

Vendimi i komunikuar nga Ambasada e ka “revoltuar” sportistin, i cili në një postim në rrjetin e tij “Facebook” ka akuzuar federatën e peshëngritjes dhe shtetin shqipëtar për neglizhencë dhe për “favore” ndaj servilave të tyre.

“Kam pasur oferta nga shumë shtete të botës, që kur isha fëmijë dhe kurrë se kam çuar në mendje që të mund të ndërroj flamurin tim. Për hir të atyre heronjve që kanë dhënë jetën për këtë flamur dhe unë do isha i gatshëm në çdo sekondë të jepja jetën për këtë flamur. Kurrë për karriget e cilitdo politikan apo drejtues aktual të federatës sime, që flasin për flamur, ndërkohë nuk dinë sakrificën e një sportisti, që vërtet lufton për flamur.”

"Turpi u ngelet ju si federat e ju si shtet ,te cilet sdoni nje kampion bote por doni njerez qe te vin per fushat dhe servila,por jo, une kurre nuk mund te behem pjese e nje partie sa do pa drejtesi te me behen." shkruan Godelli ne postimin e tij ne facebook. 


Statusi i plotë në rrjetin social "Facebook"

/Ora News.tv/