Ambasada e SHBA ekspozitë me fotografi të Nënë Terezës në SHBA

Ambasada e SHBA ekspozitë me fotografi të Nënë Terezës

Ambasada e SHBA në Tiranë bën të ditur sot se me 4 shtator, me rastin e festimeve të shenjtërimit të Nënë Terezës, ambasada e SHBA në Selinë e Shenjtë paraqet një ekspozitë me të dhëna historike dhe fotografi që dokumentojnë vizitat e Nënë Terezës në Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në faqen e ambasadës së SHBA në Tiranë thuhet: “Në festimin e shenjtërimit të Nënë Terezës në 4 shtator, ambasada e SHBA në Selinë e Shenjtë paraqet një ekspozitë me të dhëna historike dhe fotografi që dokumentojnë vizitat e Nene Terezes ne SHBA”.

Vizitoni faqen e internetit për të parë disa nga momentet më të paharrueshme të vizitave të jashtëzakonshme dhe të shumta të Nënë Terezës në Shtetet e Bashkuara.http://www.motherteresainusa.net/about..

Nënë Tereza, themeluese e Misionareve të Bamirësisë, ka qenë shpesh e ftuar në Shtetet e Bashkuara. Një avokate e vendosur pro-jetës dhe kundërshtare e dënimit me vdekje, ajo hapi te parën shtëpi te saj amerikane me bazë të bamirësisë në New York në vitin 1971.

Ajo ishte një mysafire e shpeshtë në Shtëpinë e Bardhë, u takua me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit mbi Ushqimin Botëror. Nje rezolute iu drejtua Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe ajo u bë qytetar nderi amerikan në vitin 1996. Edhe pse fituese e Çmimit Nobel për Paqe ishte shpesh vëmendja e të fuqishmëve dhe mediat, por kurrë nuk harroi thirrjen e saj te vërtetë për t’u kujdesur për të varfërit dhe të sëmurët.

Me materialet e mbledhura nga bashkëpunëtorët e saj të fundit në organizata të tilla si, Catholic Relief Services, kjo ekspozitë përmban fjalimet origjinale, të dhënat e kongresit dhe fotografi të rralla, të cilat flasin për përpjekjet e saj të palodhura për të shpëtuar botën nga varfëria.

Ne ju ftojmë që të ndiqni momentet më të paharrueshme të vizitave të shumta e të jashtëzakonshme të Nënë Terezës në Shtetet e Bashkuara, thekson ambasada amerikane

/Oranews.tv/

 

 

EMISIONET