Pas zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ambasada amerikane pret përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ dhe KLP.

Në një postim në fb, Ambasada kujton se gjatë këtij viti iu ka bërë thirrje gjyqtarëve dhe prokurorëve të ndershëm, patriotë dhe me integritet për t’i shërbyer vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

"Me formimin e këtyre dy institucioneve të drejtësisë në horizont, Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që i shërben vërtet interesave të qytetarëve të saj" thuhet në reagim.

Ambasada e SHBA-së thotë se "javën e ardhshme presim me kënaqësi përzgjedhjen e anëtarëve, të gjithë të cilët kanë kaluar tashmë vettingun, duke shënuar kështu hapin tjetër madhor drejt drejtësisë së vërtetë".


/Ora News.tv/