Amazon sfidon PayPal, platformën popullore për pagesat online në internet në pronësi të eBay. Koloseu i Seattle, siç raportohet nga shtypi i huaj, ka nisur një shërbim për pagesat nëpërmjet internetit e cila shfrytëzon një grup prej 240 milion përdoruesish. Fillimisht, opsioni do të jetë në dispozicion për të paguar abonimet, por në të ardhmen ajo do të shtrihet në të gjitha llojet e tjera të blerjeve. Amazon i jep mundësinë përdoruesve për të përdorur të dhënat e kartës së kreditit të ruajtura në portalin e e-commerce për të paguar abonimet ndaj palëve të treta, siç janë celularët ose shërbimi i muzikës dixhitale. Pa pasur nevojë për të zbuluar të dhënat e tyre financiare për platformat e tjera apo kompanive të panjohura. Kështu si po vepron PayPal, në çdo transaksion Amazon do të kërkojë një zbritje. Shërbimi zgjeron horizontin e biznesit të një kompanie, sidomos duke pasur parasush se 40% të shitjeve të tij janë në pronësi të shitësit të palës së tretë. Përveç kësaj, 18 qershor është data në të cilën pritet të lançohet një smartfonë i ri i nënshkruar nga Amazon, një element që mund të inkurajojë më tej zhvillimin e një platforme për pagesat nëpërmjet telefonit.   /o.b/oranews.tv/

/Ora News.tv/