Alternativat e pakta në mesfushë, United futen në garë për yllin e Bayernit

Alternativat e pakta në mesfushë, United futen në garë

Manchester United është i gatshëm të bëj çmendurira për yllin e Bayernit të Munihut, Arturo Vidal.

”Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një mesfushori pasi që Michael Carrick do të pensionohet në fund të këtij sezoni dhe sipas të gjitha gjasave edhe Marouane Fellaini do i jap lamtumirën "Old Trafford-it" dhe janë të gatshëm të futen në vallen që të dërgon tek kiliani, i cili pritet t'i kushtojë 42 milionë paund arkave të United.

Jose Mourinho po kërkon ta ndërtoj një skuadër konkurese me rivalët e qytetit, Manchester Cityn dhe për këtë ai ka marrë edhe përkrahjen nga bordi.

Sipas gazetës kiliane "La Cuarta" thuhet se United do t’i ofrojë Vidalit një kontratë katërvjeçare me vlerë 12.7 milionë funte në vit.

Manchester United shpreson në transferimin e Vidalit nga fakti se agjent i tij është Fernando Felicevich

Felicevich gjithashtu është edhe agjent i Sanchezit të cilin e transferoi tek United nga skuadra e Arsenalit.

EMISIONET