Alpinistët në Zvicër "mbërthehen" nga stuhia, pesë të vdekur

Alpinistët në Zvicër "mbërthehen" nga stuhia,

Pesë viktima ka shkaktuar tragjedia në Alpet e Zvicrës. Katër nga viktimat janë italianë: Guida alpine Mario Castiglioni, 59 vjeç, rezident në Zvicër dhe tre viktima nga Bolzano.

Alpinistët e përfshirë në aksident gjendeshin në Haute Route Chamonix-Zermatt, kur filloi një stuhi e fortë, e cila i pengoi të arrinin në vendstrehim.

Operacioni i shpëtimit nisi pas një alarmi të lëshuar nga administratori i vendstrehimit, rreth orës 6.30.

U vunë në lëvizje shtatë helikopterë.

Rreth orës 12.30 të gjithë alpinistët mbërritën në spitalin e Canton Vallese, Bernës dhe Losannës.

3 eskursionistë të tjerë ndodhen në kushte shumë të rënda. " Po luftojnë me vdekjen", bën të ditur policia e Canton Vallese.

EMISIONET