"Alo, do të të vras"-57 vjeçari kërcënon nga burgu gruan 20 vite më të re

"Alo, do të të vras"-57 vjeçari kërcënon

Një 57 vjeçar ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij 37 vjeçare. 

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku shtetasi me iniciale L.D, banues në fshatin Xhafzotaj në Durrës, por aktualisht në burg, ka kërcënuar nëpërmjet telefonit bashkëshorten e tij 20 vite më të re.

Njoftimi:

Më datë 28.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.D, vjeç 53, banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës, me masë sigurie “Arrest në burg" në IEVP Durrës, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka kanosur për vrasje bashkëshorten L.H vjeç 37, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal

EMISIONET