Almeda Abazi qëndroi për 3 muaj me rradhë në Shqipëri pasi ishte moderatore e spektaklit "DWTS", por duket se është larguar e pakënaqur.

Në finalen e madhe, ajo solli bashkëshortin e saj, aktorin e njohur turk Tolgahan për të qenë pranë publikut shqiptar që të dhurojë një natë ndryshe.

Pas përfundimit të spektaklit, Almeda shprehu pakënaqësitë e saj nëpërmjet një postimi në Instagram, ku shkruajti:

“Sapo bëra check-out nga hoteli ku qëndrova për 3 muaj në Tiranë dhe për habinë timë pagova shpenzimet extra, pra ujin që kam pirë në minibar dhe laundry që kam larë rrobat, madje edhe hekurosjen e kostumit të Tolgës, i cili pa asnjë lloj interesi erdhi me shumë dëshirë dhe respektoi në maksimum stafin dhe produksionin e DWTS duke lënë angazhimet e tij në Turqi. Ajo që dua të them është që jo vetëm që Tolga nuk mori një mirëserdhe, por edhe ‘përcjellja’ që na bënë më la pa fjalë sepse gjëja me të cilën unë mburrem është pikërisht mikpritja shqiptare. Gjithsesi, theksoj se kjo nuk ka të bëjë me të gjithë shqiptarët. Faleminderit produksioni i Dancing with The Stars! Tirana të dua.”

/Ora News.tv/