Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj lënë amanetin e' fundit' në Tiranë

Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj Tolgahan Sayisman nuk u larguan nga Shqipëria pa lënë amanetin e tyre.

Pas performancës së tyre në 'DWTS', ajo bëri një postim në Instagram rreth Tiranës dhe fidanit që mbolli me aktorin e njohur turk.

"Tirona ime e bukur, qyteti ku hodha hapat e para aty ku jetova fëmijërinë time naive, kur të shoh ty trupin ma përshkrojne ndjesi të ndryshme kujtime të pafund. Sot u ktheva tek ti qyteti im i dashur me një fidan të cilin po e mbjell në tokën tënde të lodhur nga stuhira të ndryshme. Unë u largova nga ti por pemën time po ta lë ty amanet qyteti im i bukur TIRONA", shkruajti ajo në fotografinë ku shfaqej me personin e zemrës.

EMISIONET