Allegri: I nderuar nga Madridi, por ...

Allegri: I nderuar nga Madridi, por ...

Massimiliano Allegri pranon se është "i nderuar" që të konsiderohet nga 'klubi më i madh' Real Madrid, por këmbëngul se ka marrë vendimin e duhur për të qëndruar te Juventusi.

"Unë i thashë "JO" Real Madridit pasi zhvillova një bisedë me presidentin. Prandaj, respekti maksimal për Juventusin dhe fjalën e dhënë ishte arsyeja pse unë e hodha poshtë thirrjen e Real Madridit, klubit më të madh në botë dhe ëndrrës për çdo trajner.

"Do të isha një hipokrit nëse do të thosha se nuk u nderua nga shqyrtimi i tyre, por jam absolutisht i bindur se kam marrë vendimin e duhur. A jam unë si Buffon apo Del Piero? Unë absolutisht nuk dua të barazohem tek ta, sepse ata janë lojtarë që shkruan historinë e Juventusit, ndërsa unë kam qenë vetëm këtu për katër vjet".-deklaroi Allegri për "Stile Mese".

Allegri ishte një nga emrat më të lakuar për të zëvendësuar Zinedine Zidane tek klubi nga "Santiago Bernabeu", por trajneri i Juventusit e bëri të qartë se ai ishte një njeri i fjalës së dhënë.

EMISIONET