Merkato e verës është nxehur së tepërmi për Massimiliano Allegrin.

Trajneri aktual i Juventusit, por që do i jap fund eksperiencës me bardhezinjtë në fund të sezonit ka befasuar edhe me lukun e tij të ri.

Në prag të ndeshjes së fundit kundër Sampdorias, Allegri është paraqitur në konferencën për shtyp me flokë të shkurtër, ku ngjante me lukun e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Thashethemet e fundit, që e lidhin spanjollin me torinezët, duket se e kanë frymëzuar Allegrin për të bërë këtë luk të ri, si për të thënë se pavarësisht se nuk është Guardiola, ai është i ngjashëm me të.

/Ora News.tv/