Alkooli dhe shpejtësia shkak për aksidentet në Berat

Alkooli dhe shpejtësia shkak për aksidentet në Berat

Pesë viktima dhe tre të plagosur është bilanci i 5 aksidenteve të regjistruara në Berat në harkun e 10 ditëve të fundit.

Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor  dhe drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur u konstatua shkaku kryesor.

Ndaj policia rrugore e Beratit ka intensifikuar kontrollet në rrugë si masa parandalimi.

Ali Yzeiri: "Mos të drejtojnë në asnjë rast mjetin pas përdorimit të pijes alkolike, ka mungesë të sinjalistikës horizontale ashtu dhe vertikale."

Por veç drejtuesve të mjeteve edhe këmbësorët janë shpeshherë fajtorë për aksidente, ndaj drejtuesit e policisë rrugore u kërkojnë respektimin e rregullave të qarkullimit.

Ali Yzeiri: "Të kalojnë vetëm në vendet e dedikuara për ta siç janë vijat e bardha."

Përdorimi i celularit në drejtim, mos vendosja e rripit të sigurimit dhe sidomos shpejtësia e lartë janë të tjera shkaqe të aksidenteve, për të cilat Policia Rrugore thotë se do të ketë tolerancë zero.

EMISIONET