Alizoti: Shpresoj të hapen negociatat por Shqipëria nuk e meriton ka bërë regres

Alizoti: Shpresoj të hapen negociatat por Shqipëria nuk e meriton ka

Diplomati Tomor Alizoti i ftuar në "Tonight Ilva Tare" në Ora News, thotë se vendi ynë nuk e meriton hapjen e negociatave për shkak të problemeve të shumta me demokracinë.

Ai thotë se një faktor tjetër për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit është Rusia që fiton peshë duke destabilizuar.

Alizoti: Unë shpresoj që të hapen negociatat. Unë besoj që Shqipëria nuk e meriton të hapen negociatat pasi është një vend me regres. Kemi qenë krah Kroacisë dhe tani jemi shumë larg.

Ne nuk kemi demokraci as sa Serbia, e cila është shtet demokratik dhe nacionalist sikurse Greqia.

Është për t'u ardhur keq që në 27 vjet ne nuk bëjmë zgjedhjet ende siç duhet. Kemi pasur zgjedhjet për bashkinë e Tiranës dhe kanë shkuar në 3 javë, duke thyer rekord botëror.

Ballkani është i rëndësishëm në BE dhe është zona më destabilizuese.

Rusisë po i ikin edhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Rusia ka një tezë; destabilizo dhe faktorizo. Rusia është faktor në arenën ndërkombëtare duke destabilizuar. Rasti i Sirisë, Irakut, mund të jetë edhe Jerusalemi. Rusia merr peshë duke destabilizuar.




EMISIONET