Aligatori i futet në pishinën e shtëpisë

Një aligator është zbuluar brenda pishinës së një shtëpie në në Nokomis, Florida.

Zvarraniku kishte thyer derën prej xhami të verandës për të hyrë në pishinë duke tmerruar banorët e shtëpisë.

Menjëherë familjarët kishin lajmëruar policinë që arriti të nxirrte nga uji aligatorin 3.3 metra.

Pronarja e shtëpisë Patricia Carver beson se nivelet e ulëta të ujit në lagunat lokale mund të kenë luajtur një rol në atë se si alligatori përfundoi në pishinën e saj.



EMISIONET