Vëllezërit Xhafaj subjekt i antimafias, PD: Ministri nuk e zbaton ligjin

Vëllezërit Xhafaj subjekt i antimafias, PD: Ministri nuk e zbaton

Deputeti Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari ligjor, Gazmend Bardhi, dolën serish para medieve me akuza ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe vëllai të tij Agron Xhafaj.  Demokratët thanë se Minsitri Xhafaj,  nuk zbaton  ligjin anti mafia në rastin e vëllit të tij.

Alibeaj: Operacioni “Forca e Ligjit” efekt mbi pasurinë e vëllait të Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge. Pse është degdisur Operacioni “Forca e Ligjit” në operacionin “Forca e Agronit”?

Këshilltari Gazmend Bardhi në argumentim të ligjit antimafia tha se dhe vetë ministri Xhafaj është subjekt i tij.

Bardhi: Policia e Shtetit, që është nën varësinë e Ministrit të Brendshëm, ka detyrimin që të veprojë me iniciativën e vet, për të verifikuar pasurinë e Agron Xhafajt.  Pasi merr dijeni për pasuritë, Policia ja referon çështjen prokurorisë. Është detyrë e prokurorisë të bëjë hetimin e mjeteve financiare, të pasurive, veprimtarive ekonomike, tregtare dhe profesionale, mënyrës së jetesës, si dhe të burimeve të të ardhurave. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka detyrimin të përgjigjet sot, nëse e ka përmbushur këtë detyrim ligjor. Përgjigja është jo; Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk e ka zbatuar Ligjin Antimafia. 

Demokratët drejtuan gishtin e akuzës edhe ndaj prokurores së përgjithshme.

Alibeaj: Heshtjes së Fatmir Xhafajt, ka vendosur t’i bashkohet edhe Arta Marku. Dhe kjo për një arsye të thjeshtë: ajo është vendosur aty nga Edi Rama, në shkelje të Kushtetutës dhe pa veting, pikërisht për të garantuar  mbrojtjen e korrupsionit të qeverisë Rama.

Alibeaj dhe Bardhi theksuan se Qeveria, policia dhe prokuroria janë bërë bashkë sot në mbrojtje të vëlliat të misnitrit Fatmir Xhafaj.   

 



EMISIONET