Ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj paralajmëroi se protestat e opozitës do të vazhdojnë. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, Alibeaj u shpreh se nuk e kanë luksin që të rrinë dhe të hanë kopaçe, por do të përballen me krimi sy më sy dhe dhëmbë për dhëmbë.

Alibeaj: Nuk e kemi luksin që të rrime e të presim, e të hamë kopaçe kurrizit nga një person i papërgjegjshëm siç është ky njeri, i cili nuk e ka karrigen e vet të marrë nga qytetarët. Ka treguar shumë episode që nuk kupton nga kjo gjë. Arroganca e pushtetit e ka kapur, oligarkia dhe krimi i ka lidhur duart. Për këtë arsye unë besoj që ka vetëm një zgjidhje, përballje drejtpërdrejt me krimin. Ne po luftojmë me krimin, nuk po luftojmë me një njeri me këmishë dhe kollare në po luftojmë me krimin dhe lufta me krimin është sy për sy dhe dhëmbë për dhëmbë.

/Ora News.tv/