Alibeaj: Ministër i Brendshëm është Rama, Lleshi një kukull e tij

Alibeaj: Ministër i Brendshëm është Rama, Lleshi një

Sandër Lleshi mori sot detyrën e  zëvendësministrit të Ministrisë së Brendshme, por me kompetenca të Ministrit.

Për deputetin demokrat, Enkelejd Alibeaj, praktikisht Ministër i Brendshëm është vetë Kryeministri  Rama ndërsa zoti Lleshi një kukull e tij.

Alibeaj: Çfarë presim ne nga zëvendësministri i pestë? Ç'lind nga macja, gjuan për mi.Ka një arsye pse është vendosur. Duke qenë njeri pa peshë politike, që nuk ka treguar që nuk ka sëpaku dhe një lloj konsistence morale prej intelektuali për të refuzuar situatën ku vendi është do të thotë se ky jep garanci për Ramën për të mbyllur të gjithë aferat kriminale që ka. As nuk ka për të arrestuar Gjushin, as nuk ka për të arrestuar asnjë nga 40 bandat e famshme, as nga 4 familjet kriminale, do të jetë thjesht dhe vetëm një kukull që nuk do ti çajë kryet Ramës siç ndoshta Xhafaj për axhendën e vetë personale mund ti kishte shkaktuar probleme. Praktikisht Ministër i Brendshëm është Rama që përdor një kukull të tillë.

Lidhur me refuzimin e Metës për ta dekretuar, Alibeaj deklaroi në Ora News se një situatë të tillë do të duhej ta sqaronte Gjykata Kushtetuese.

Alibeaj: Shqetësimi nuk lind për faktin se pse Rama ka dashur të shpërfaqë në publik sikur ky është Ministri de facto apo për të kapërcyer që tani nuk është thjesht një krizë institucionale por një krizë politike.Aktori kryesor është kryeministri që bëri propozimin e vet dhe aktori i dytë më i rëndësishëm sipas Kushtetutës është Presidenti që dekreton Ministrin. Organi që vendos në instancë të fundit çfarë është e drejtë apo jo është Gjykata Kushtetuese, që nuk e kemi. Ne nuk kemi prokuror të përgjithshëm, gjykatë të lartë, nuk kemi më shumë se gjysmën e institucioneve kushtetuese.Janë plot 11 institucione që na mungojnë. Shumë shpejt me shumë gjasa do na mungojë dhe kryetari i KLSH-së apo Guvernatori i Bankës nëse vijohet me këtë lloj sjellje antikushtetuese të Ramës.

Alibeaj fajin e gjen tek ata që sipas tij e përdorin Kushtetutën si leckë, mazhoranca.

Alibeaj: Si mund të luftohet krimi duke pasur organizatë policore ka kokë, përveç faktit tjetër që është e dekurajuar për shkak të strategjisë që ka ndjekur Rama me gjithë Ministrat e tij të dështuar. I pari i doli i kriminalizuar, i dyti akoma më tepër, i treti më beter.

Por a do të shkojë Partia Demokratike në zgjedhje në të tilla kushte?

Alibeaj: Jemi në krizë të qartë politike ku shteti ka rënë. Qeveria nuk është e plotë në formacionin e vet. Me këtë panoramë nuk të pranon askush as brenda dhe as jashtë. Zgjidhja e vetme është të shkojmë tek populli. Sovrani është ai që vendos ekuilibrat që ka shkatërruar Rama. Do jetë populli që do të vendosë me zgjedhje por jo me zgjedhje siç Rama di dhe do të bëjë, me një mënyrë tjetër. Dhe të jeni të sigurtë që në atë situatë qeverisja do ti kaojë një alternative tjetër, jo asaj që është sot.

Duke analizuar punën e ish-Ministrit Xhafaj në krye të Ministrisë së Brendshme, deputeti demokrat tha: "Puna e vetme që do të mund të bënte ish-Ministri Xhafaj, nuk besoj se do shpëlante gjithë gjynahet që kishte në karrierën e tij politike, ishte vetëm një gjë, arrestimi dhe futja në burg e Vangjush Dakos. Ka dalë në media se kryetari i bashkisë së Durrësit është përzier në afera kriminale të shitblerjes së votës dhe shpërblimit përmes pushtetit.Ku do të kishte sprovë më të mirë për një Ministër të Brendshëm sesa të arrestonte Vangjush Dakon".




EMISIONET