Alibeaj-deputetëve të mazhorancës: Po frikë nga burgu keni?!

Alibeaj-deputetëve të mazhorancës: Po frikë nga burgu keni?!

Mes debateve është zhvilluar sot mbledhja e komisionit të ligjeve, ku u diskutua pr/ligji për Teatrin Kombëtar. Opozita akuzoi deputetët e mazhorancës se janë kukull në duart e Edi Ramës për të vjedhur 200 mln euro.

Enkelejd Alibeaj: Që ju, ju kanë marrë përdore dhe ju përdor Edi Rama për të vjedhur 200 mln euro edhe kjo është e qartë. Nuk kam asnjë thirrje për ju, unë e di që sot jeni duke konsumuar një vepër penale me atë që do diskutoni. 

Tashmë është e qartë që ju jeni kukulla në dorë të Edi Ramës dhe vjedhjet që ata duhet të  gjejnë një alibi që po e voton, Ulsiu, Vasilika, Klotilda, Adnori dhe zotërinjtë e tjerë. Kjo është alibia që po kërkojnë ata. Po mirë o, frikë burgun e keni apo jo?! Kaq minimum inteligjence e keni apo jo? Për të kuptuar që ja çfarë po ndodh, është fundi i institucioneve, sigurisht edhe fundi i karrierës suaj, por mos i jepni fund inteligjencës suaj. 

EMISIONET