Alex Rodriguez akuzohet sërish për tradhti ndaj Jennifer Lopez

Alex Rodriguez akuzohet sërish për tradhti ndaj Jennifer Lopez

Alex Rodriguez është akuzuar sërish për tradhti ndaj divës Jennifer Lopez.

Këtë herë akuza vjen nga një modele Playboy, e cila pretendon se Rodriguez i kërkoi të bënin treshe vetëm tri javë para se ti propozonte këngëtares.

Zoe Gregory pretendon se 43-vjeçari i mbushi telefonin me mesazhe duke i kërkuar treshe, madje i ka dërguar edhe fotografi të turpshme si dhe i kërkoi të takoheshin personalisht.

Rodriguez propozoi për Lopez më 9 mars me një unazë 4.5 milion dollarëshe.

"JLo është mahnitëse dhe nuk e meriton këtë. Ndërsa përgatitej të martohej me të, ai më kërkonte video seksi, duke më kërkuar të lidheshim e të bënim marrëdhënie me vajza të tjera,"-tha ajo për The Sun.

Por nuk është hera e parë që Alex akuzohet për tradhti, pas propozimit për martesë të JLo. Disa orë pas publikimit të lajmit të fejesës, ai u akuzua se kishte lidhje me ish bashkëshorten e lojtarit të Yankees, Jose Canseco.

Canseco akuzoi Rodriguez se kishte pasur një lidhje me ish gruan e tij Jessica Canesco, me të cilën u divorcua në vitin 1999.

"JLo nuk e di se Alex Rodriguez po e tradhton me ish gruan tim  Jessica. Vajza e gjorë nuk e ka idenë se kush është ai,"-shkroi Canesco në Twitter.


EMISIONET