Alergjitë si epidemi, mjekët alergologë:16% e popullatës e prekur nga sëmundjet alergjike

Alergjitë si epidemi, mjekët alergologë:16% e popullatës e

Rriten ndejshëm sëmundjet alergjigje duke arritur në pragun e epidemive. Mjekët alergologë raportojnë për 16% të popullatës së prekur nga këto sëmundje ndërsa kjo është periudha ku duhet tregohet kujdes për shkak të poleneve të luleve dhe nivelit të ndotjes.

Tirane- Faktori gjenetik, ndotja e ambientit dhe ndjeshmëria ndaj poleneve të luleve apo barërave të këqija, janë arsyet kryesore të sëmundjet alergjike që po shndërrohen në epidemi.

Mehmet Hoxha: Barërat e këqija që janë përgjegjëse për sezonin e madh polemik prekin gati 16% të pacientëve me simptoma alergjike. Janë mjaft për përhapura dhe jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë zonën e Mesdheut, që është zonë shumë ë favorshme qoftë nga lagështia, temperaturat e pranueshme që numri i këtyre poleneve të jetë shumë i lartë.

Mjeku alergolog në QSUT, Mehmet Hoxha, tha se është sezoni që pesonat duhet të bëjnë kudjes të shtuar ndaj alergjive.

Mehmet Hoxha: Zyrtarisht jemi në kulmin e sezonit të madh polemik i cili ka filluar tashmë prej dy tre javësh, por sidomos javën e fundit me rritjen e temperaturave, koncentrimi i poleneve të barishteve të këqija është shumë i lartë në ajër kështu që edhe simptomat e alergjisë stinore janë më të shprehura se kurrë. Disa nga shenjat klinike janë: Bllokimi i hundëve, i rrugëve të sipërme respiratore, me rrufë, teshtimë, të kruara hundësh, lotimi i syve dhe me vështirësi në frymëmarrje, kollë e fishkëllima në gjoks.

Në çdo dekadë të dhënat e personave që vuajnë nga alergjitë dyfishohen. Në rast se para 10 viteve 7% e popullsisë prekej nga alergjitë, ky numër ka shkuar në 16%.

Kujdes të veçantë duhet të bëjnë personat që konsumojnë duhan pasi ndikon në përkeqësimin e sëmundjes.

Nëse trajtimi nuk është i menjëhershëm tek mjeku specialist, gati 50% e pacienteve alergjike mund të shkojnë drejt astmës bronkiale.

EMISIONET