Alergjike ndaj diellit, sfidon rrezet për të marrë diplomën

Alergjike ndaj diellit, sfidon rrezet për të marrë diplomën

Të kujton një astronaut Riley Mçoy teksa drejtohet për në skenë me kapuçin e saj të mbrojtur, për të tërhequr diplomën.

Katër vite në gjimnazin Dana Hills High, në Kaliforni, 18 vjeçarja nuk ka mundur kurrë të marrë pjesë në eventë që zhvillohen në ambjente të hapura.

Madje, edhe në eskursionin e vitit të fundit në New York, ndërsa shokët e saj shëtisnin për të parë qytetin, ajo duhej të rrinte në dhomë e madje në errësirë.

Që në lindje është infektuar nga 'xeroderma pigmentoso', një sëmundje e rrallë që i ndalon të ekspozohet në diell për të evituar tumoret e lëkurës.

Forma e sëmundjes me të cilën vajza bashkëjeton tashmë prej 18 vitesh, është një nga më të rëndat, gjë që tregon se qelizat e saj cerebrale degjenerojnë më shpejt se normalja.

Që në fillim të gjimnazit, katër vjet më parë, ka humbur shumë bashkërenditjen e gjërave dhe aftësia e saj intelektuale është ulur me kalimin e kohës.

Jeta, për dikë që ka sëmundjen 'XP', nuk zgjat më shumë se 20 vjeç. Diçka e tmerrshme kjo që nuk e ka ndaluar Riley të shijojë çdo moment e madje të bëjë edhe projekte për të ardhmen.

Disa muaj më parë, u zgjodh mbretëresha e ballos së shkollës.

Historia e saj përfundoi në të gjithë gazetat lokale.

Mamaja e saj, në marrëveshje me shkollën, kishte organizuar gjithçka për diplomimin e saj: Një javë para ceremonisë zyrtare, e cila do mbahej në ambient të hapur në fushën e futbollit të shkollës, Riley kishte tërhequr diplomën  në një event dedikuar asaj, në palestrën e institucionit.

Të gjithë duartrokitën dhe thirrën emrin e saj dhe ajo mori diplomën, kishte një kapele diplome, përqafime nga shokët e shoqet dhe shumë fotografi, larg nga armiku i saj më i madh: rrezet ultravioletë.

"Gjithçka shkoi për mrekulli", tregon mamaja e Riley dhe pse vetë vajza do të donte që të mos ishte ashtu por të diplomohej bashkë me të tjerët.

Sapo mbërriti në sallën e diplomimit, të gjithë: nxënës, prindër e mësues thirrnin emrin e saj.

"Na mësoi dashurinë për jetën", tha drejtori i shkollës në fjalën e mbajtjes që pasoi me ngjitjen e vajzës në skenë.

Riley i shtrëngoi dorën titullarit, krenare dhe e buzëqeshur duke u shoqëruar për katër minuta nga ovacionet e sallës.

"Fakti që Riley mbaroi gjimnazin është një mrekulli", tregon i ati, "Kur ishte e vogël nuk dinim nëse do ishte në gjendje të shkonte në shkollë. Me të, çdo event është emocionues dhe ajo vlerëson gjithçka që ndodh."

Babai i Riley do kishte preferuar që ajo të vishej me tuta dhe të mos linte asnjë centimetër të lëkurës zbuluar, në rast se era do mund t'i ngrinte togën e veshur me rastin e diplomimit.

Por, Riley ka preferuar më të mirën, ndaj njësoj sikur u zgjodh mbretëresha e ballos, veshi të njëjtin fustan blu kobalti.

 I vetmi kompromis i arritur mes atit dhe bijës ishin streçet e veshura poshtë në mënyrë që të ndalonin çdo lloj penetrimi të rrezeve në lëkurën e Rileyt, e cila, bashkë me dorashkat e saj ngjyrë violë dhe peçiklazin dhe copën bezhë, ishin armatura me të cilat arriti të marrë diplomën në mënyrë 'normale'

EMISIONET