Alec Baldwin shpallet fajtor për dhunimin e qytetarit

Alec Baldwin shpallet fajtor për dhunimin e qytetarit

Alec Baldwin është deklaruar fajtor për sulmin ndaj një qytetari për një vend parkimi në New York. Aktori u paraqit në gjykatë për goditjen e një burri më 2 nëntor pas një mosmarrëveshje mbi vendin e parkimit përpara apartamentit të tij në Manhattan.

60-vjeçari pranoi që të merrte mësime për menaxhimin e zemërimit dhe të paguajë një gjobë prej 120 dollarë.

Baldwin u arrestua për sjellje të padisiplinuar.

Ai u përball me akuzën për sulm, megjithëse avokati i tij tha se kishte video që provonte se aktori nuk e goditi shoferin tjetër, që u identifikua si 49 vjeçari Wojciech Cieszkowski.

Si pjesë e dënimit të tij, aktori duhet të përfundojë një program për menaxhimin e zemërimit deri më  22 mars, data e seancës së tij gjyqësore të ardhshme.

Mosmarrëveshja ndodhi kur shoferi zuri vendin e parkimit që një anëtar i familjes 60-vjeçarit e kishte ruajtur për Baldwin.

Akuza për të cilën aktori u deklarua fajtor nuk është teknikisht një krim sipas ligjit të New York.

EMISIONET