Aleatët e Bashës thirrje qytetarëve: Mos u bëni pjesë e procesit farsë të 30 qershorit

Aleatët e Bashës thirrje qytetarëve: Mos u bëni pjesë e

Aleatët opozitarë të Partisë Demokratike në një deklaratë të përbashkët për shtyp i kanë cilësuar zgjedhjet e 30 qershorit një proces farsë të Rilindjes.

Ata i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos bëhen pjesë e këtij procesi dhe ikurajojnë Aleancën për Mbrojtjen e Demokracisë të vijojë misionin e saj.  

“Vendi ndodhet në udhëkryq, rrezikojmë pluralizmin politik. 

Përfaqësuesit e “Rilindjes” vijojnë moskokëçarës projektin e tyre për zgjedhje monopartiake. 

U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos bëhen pjesë e një procesi farsë në 30 qershor. Ne inkurajojmë aleancën për mbrojtjen e demoracisë të vijojë misionin e saj.”

EMISIONET