Aleanca kundër TVSH-së, Nasto: Qeveria të reagojë ose do përshkallëzojmë protestat

Aleanca kundër TVSH-së, Nasto: Qeveria të reagojë ose do

Biznesi i vogël që do të përfshihet në skemën e TVSH-së ka paralajmëruar përshkallëzim të protestave në rast se qeveria nuk do të reagojë. Në një konferencë për mediat ata u shprehën se përfshirja në TVSH-së do të shkaktojë falimentimin e 50 mijë biznesve të vogla në vend. Ndërkohë që edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim vlerësoi protestat, ndërsa e cilësoi model të gabuar ekonomik TVSH.

Biznesi i vogël do të përshkallëzojë protestat kundër përfshirjes në skemën e TVSH deri në grevë urie.

Kreu i Shoqatës së Biznesit të Vogël e të Mesëm, Albert Nasto, kërkoi  që qeveria të heqë dorë nga kjo skemë pasi në të kundërt do të përballen me protesta masive.

Albert Nasto: Nëse marrim një përgjigje pozitive ne do ti ndërpresim protestat dhe grevat por nëse nuk marrim një përgjigje pozitive ne do ti vazhdojmë grevat dhe protestat shumë më të përshkallëzuara dhe shumë më të forta. Këtë e themi, pasi nëse u bë një orë ne do të vazhdojmë dhe një ditë. Nëse do të bëhet një ditë, bëhet dhe një javë. Nëse do të bëhet një javë do të kalohet në të tjera përshkallëzime.

Sipas Nastos përfshirja në TVSH biznesit me xhiro deri në 2 mln lekë do të shkaktojë falimentimin e shume bizneseve.

Albert Nasto: Sipas të dhënave që kemi ne, mbi 50 mijë biznese vetëm në 2018. Për katër vitet që kaluan janë mbyllur 82 mijë biznese, atëherë duhet të shuhet i gjithë binzesi i vogël dhe i mesëm i Shqipërisë që është 99% e biznesit.

Përfshirja e bizneseve të vogla në TVSH u cilësua një model i gabuar ekonomik edhe prej deputetit të LSI-së, Edmond Panariti.

Edmond Panariti: Protestat e ditëve të fundit kundër vendosjes dhe rritjes së tarifave të taksave dhe tatimeve janë jo vetëm për opozitën por mbi të gjitha për intelektualët, profesionistët, shtresat në nevojë, sipërmarrësit e vegjël, pensionistët. Dëshmia më e qartë e një modeli të gabuar ekonomik.

Që prej 1 prillit, bizneset që kalojnë xhiron prej 2 mln lekësh do përfshihen në TVSH.

EMISIONET