Reperi Buta publikoi në mesnatë albumin e tij të ri “Vjeshtë/dimër ‘18” në kanalin e tij në Youtube.

Nuk kaluan shumë orë kur sheshet e Prishtinës u mbushën me fansa për të marrë disqe me nënshkrimin e tij.

Kjo ishte mënyra e tij për të reklamuar albumin dhe për të bërë sa më shumë shitje. Në Instagram, ai postoi imazhe nga rrugët e mbushura me fansa që prisnin në rradhë.

Në album bëjnë pjesë 12 këngë, të cilat janë projekte solo dhe bashkëpunime të Butës me reperë të njohur.

/Ora News.tv/